basketbolli

Njoftim për akreditim

  • Njoftim për akreditim
12 Korrik 2019

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se nga sot deri më 1 gusht, mund të akreditoheni për Kampionatin Evropian U20, Divizioni B (femrat), që mbahet për herë të parë në Prishtinë nga 3 deri më 11 gusht.

Emrat e gazetarëve dhe kameramanëve/fotografëve mund t’i dërgoni në sekretari@basketbolli.com (Elvira Dushku, Udhehëqese e Komitetit Lokal Organizativ të FIBA U20 Kampionatit Evropian-Divizioni B – Femrat) dhe communications@basketbolli.com (Bahri Rexha, zyrtar për media në FBK). Ju lusim dërgoni emrin, mbiemrin, pozitën dhe median ku punoni.

Kjo është hera e parë që një Kampionat Evropian i Divizionit B do të mbahet në Prishtinë, ku 12 kombëtare pritet të zhvillojnë ndeshje shumë interesante, derisa do të ketë edhe shumë media të huaja për këtë Kampionat.