Njoftim për shkollat e minibasketbollit

11 Tetor 2013
NJOFTIM: 
 
Njoftohen të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit që kanë kategorinë e minibasketbollit t'i dërgojnë emrat e lojtarëve (listën) dhe ditëlindjet e tyre (lojtarët e lindur në vitin 2002 dhe më të rinjë), si dhe emrat e trajnerëve që punojnë me këto gjenerata.
 
Kjo bëhet për arsye që të kemi evidencën se sa shkolla të minibasketbollit funksionojne tek ne, sa lojtar kanë dhe kush punon me ta. Listat duhet t'i dërgoni në e-mail adresen i_ferati@hotmail.com e pastaj këto lista do të dërgohen në FBK dhe në bashkpunim do të organizohemi në mënyrë sa më të mirë për turnetë e ardhshme me këto kategori.
 
Afati për dërgimin e listave është 7 ditë, duke filluar nga sot.
 
Falemnderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim.
 
Kryetari i Shoqatës së Minibasketbollit,
Prof.Mr. Ismet Ferati.