basketbolli

Peja fiton pa problem ndaj Lipjanit

  • Peja fiton pa problem ndaj Lipjanit
1 Dhjetor 2019

Peja ka mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 79:118 (12:29, 25:19, 19:35, 23:35) në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 12:29, megjithatë, vendasit rikthehen në periodën e dytë, që e fituan 25:19, duke e bërë ndeshjen më interesante. Por, në periudhën e tretë, verdhezinjtë rikthehen sërish, duke e fituar bindshëm 19:35. Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në dhjetëminutëshin, duke e fituar këtë pjesë 23:35, për të triumfuar në fund me rezultat 79:118.

Demarkus Stucky me 23 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime dhe Devaughn Jenkins me 21 pikë e dhjetë kërcime ishin më të dalluarit te vendasit, kurse më i miri te Peja ishte Drilon Hajrizi me 43 pikë, 15 kërcime dhe shtatë asistime, kurse atë e ndihmoi Henrik Sirko me 31 pikë nëntë kërcime.

Kjo ishte humbja e 13-të e Lipjanit nga po aq ndeshje, kurse Peja ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.