Peja mposht edhe Trepçën

9 Tetor 2013

Peja ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë me radhë në ETC Superligë duke e mposhtur Trepçën 83-63

Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë duke e mposhtur Trepçën në Karagaç me 20 pikë epërsi, 83-63.

Mitrovicasit ia nisën mirë ndeshjes, por që nga çereku i dytë Peja përvjeli mëngët për të shënuar fitoren e saj të dytë.