Përfaqësuesja e Kosovës sot niset për në mini-turne

  •  Përfaqësuesja e Kosovës sot niset për në mini-turne
14 Korrik 2017

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të niset për në Austri, për të zhvilluar ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e këtij vendi, kurse më pas do të vazhdojë udhëtimin e saj për në Sllovaki, me të cilin shtet do t’i luaj dy ndeshje miqësore.

Ndeshja me Austrinë do të zhvillohet më 15 korrik me fillim nga ora 19:00 në Kapfenberg, kurse ajo me Sllovakinë do të luhet më 18 korrik në ora 17:00 në Bratisllavë, e cila do të jetë e mbyllur për publik, kurse një ditë më pas të dy këto shtete do të përballen sërish, por tani ndeshja do të jetë e hapur për publik dhe do të filloj në orën 17:00.

Përzgjedhësi i Kosovës A, Brad Greenberg dhe ndihmësit e tij kanë vendosur që skuadra të udhëtojë me përbërjen e plotë aktuale (14 lojtarë), të cilët do t’i sprovojë në tri ndeshje që do të zhvillohen brenda pesë ditëve të ardhshme.

Krahas këtyre tri miqësoreve, Përfaqësuesja jonë do t’i luaj edhe dy ndeshje të tjera kontrolluese, dhe që të dyja kundër Shqipërisë në Tiranë më 22 dhe 23 korrik.

Kosova është pjesë e Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019" së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë, ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje prej 2 deri më 9 gusht 2017.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luaj si nikoqire me Maqedoninë më 2 gusht në Prishtinë.

Lista e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Austrinë dhe me Sllovakinë:

  1. Dardan Berisha
  2. Arti Hajdari
  3. Leonard Mekaj
  4. Jaren Sina
  5. Alban Veseli
  6. Urim Zenelaj
  7. Drilon Hajrizi
  8. Samir Zekiqi
  9. Erjon Kastrati
  10. Gëzim Morina
  11. Ergin Grosha1
  12. Lis Shoshi
  13. Fisnik Rugova
  14. Granit Rugova