Përforcohet edhe Drita

21 Nëntor 2013

Drita e Gjilanit ka paraqitur për regjistrim basketbollistin e huaj Takais Brown.

Brown do të mund të luaj për Dritën që në xhiron e ardhshme të ETC Superligës, pasi që klubi të kompletojë dokumentacionin e kërkuar konfrom nenit 47 të Rregullores për regjistrim në FBK dhe kryerjes së obligimit financiar.

Ekipi i Dritës, ka nisur shumë mirë stinorin por në tre xhirot e fundit ka pësuar. Ata tash kanë 4 fitore e 4 humbje në 8 xhirot e para. Gjilanasit do të udhëtojnë në fundjavë për në Pejë, ku do të ndeshen me Besën.