basketbolli

Prishtina aplikon për FIBA Europe Cup Women

  • Prishtina aplikon për FIBA Europe Cup Women
14 Qershor 2019

Kampionia e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave Prishtina, ka aplikuar në FIBA Europe Cup Women.  

Kjo do të ishte hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal. 

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë çmos që të rritet interesimi në basketbollin femëror, me projekte të ndryshme të FIBA-s, si dhe me organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B - Femrat që do të organizohet në Prishtine prej 3 deri më 11 gusht. 

Kjo është hera e parë që FBK-ja organizon një ngjarje të tillë në konkurrencën e femrave dhe hera e parë që Kosova U-20 (femrat) merr pjesë në gara të nivelit të tillë që nga pranimi i Kosovës në FIBA.