Publikohet Bulletini i Parë i FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat

  • Publikohet Bulletini i Parë i FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat
12 Qershor 2019

Pas lansimit të logos zyrtare të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat që do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019 dhe pas përgatitjes së organogramit, më saktësisht Komitetit Lokal Organizativ, në krye të të cilit është emëruar, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, tani radha i erdhi edhe publikimit të Bulletinit të Parë.

Bulletini U 20 është përgatitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Evropën dhe i njëjti u është dërguar ekipeve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian.

Në Bulletinin e Parë janë përfshirë të gjitha informacionet e nevojshme rreth organizimit të Kampionatit, duke filluar nga informatat për qytetin e Prishtinës, pastaj palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet dhe stërvitjet, vendet ku do të bëhet akomodimi i ekipeve dhe zyrtarëve të FIBA-s, transporti, ushqimi dhe informacione të tjera të nevojshme për Bulletinin e Parë.

Në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B-Femrat do të marrin pjesë 12 shtete: Kosova, Izraeli, Finlanda, Britania e Madhe, Kroacia, Turqia, Greqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Islanda.

Grupet e ndara mund ti gjeni në linkun e bashkëngjitur: https://www.fiba.basketball/europe/u20bwomen/2019/groups

Në attachment mund të gjeni të bashkëngjitur Bulletinin e Parë të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B-Femrat, Prishtinë, 3 -11 Gusht 2019.