Publikohet lista e gjerë e Kosovës

  • Publikohet lista e gjerë e Kosovës
  • Publikohet lista e gjerë e Kosovës
12 Korrik 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën (15 korrik) nga ora 10:00 do ta ketë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.  

Përzgjedhësi i Kosovës, DamirMulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë. 

Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.  

Kosova në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.  

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 17 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. 

 

Lista e gjerë e Kosovës 

Divine Miracle Myles 

Valon Bunjaku 

Dardan Berisha 

Mikaile Tmusic 

Arian Qallaku 

Edmond Azemi 

Drilon Hajrizi 

ErjonKastrati 

Gëzim Morina 

Fisnik Rugova 

Lis Shoshi 

Meriton Ismaili 

Atik Koshi 

Dardan Kapiti 

Ujkan Karanezi 

Samir Zekiqi 

Damir Mulaomeroviq Trajner 

Bujar Loci Ndihmëstrajner 

Ilir SelmaniNdihmëstrajner 

Andin RashicaNdihmëstrajner 

Enver Tahiraj Trajner Kondicional 

Merkur Dobroshi Doktor i ekipit 

Kujtim Shala Fizioterapist 

Admirim Krasniqi Fizioterapist 

Granit Rugova Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës 

Edita Medunjanin, Menaxhere e Përfaqësueses 

Grupi G: 

3 gusht Luksemburgu - Kosova 

7 gusht Kosova - Britania e Madhe 

14 gusht Kosova - Luksemburgu 

17 gusht Britania e Madhe - Kosova