RTV 21 regjistron fitoren e dytë

  • RTV 21 regjistron fitoren e dytë
10 Tetor 2013

RTV 21 ka shënuar fitoren e dytë në kampionat duke e mposhtur Kastriotin e Ferizajit 89-53.

Skuadra që stinorin e kaluar arriti në Play-Off, RTV 21, ka shënuar fitore të lehtë dhe bindëse ndaj ekipit të ri në ETC Superligë, Kastrioti.

RTV 21 ka qenë më i mirë se Kastrioti gjatë gjithë ndeshjes duke mos vënë në pyetje asnjëherë fitoren. Te skuadra fituese janë dalluar Brandon Jenkins dhe Eris Nushi me nga 16 pikë, derisa Hekuran Binxhia ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit të Ferizajit me 12 pikë të shënuara.

Statistikat e ndeshjes i gjeni këtu: http://www.fibalivestats.com/matches/37979/09/41/40/721leMteZIEuQ/