FBK 2015

Sefaja publikon listën e ngushtë të Kosova U-18

  • Sefaja publikon listën e ngushtë të Kosova U-18
19 Maj 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-18 të Kosovës, Dritëro Sefaja dhe ndihmësi i tij, Petrit Zeqiri e kanë publikuar listën më të ngushtë, me 18 basketbollistë, me të cilët do të vazhdojnë punën intensive rreth përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C, që do të mbahet në Nikosia të Qipros prej 4 deri më 9 korrik.
Kosova është në Grupin A së bashku me Norvegjinë, Armeninë dhe Qipron.

Lista:
1. Dardan Kapiti 2000
2. Erhan Sholla 2001
3. Atik Koshi 1999
4. Dion Pllana 1999
5. Dino Herc 1999
6. Deniz Simnica 2000
7. Almir Berisha 2000
8. Andi Vrapçani 2000
9. Kreshnik Avdija 1999
10. Edison Gashi 2000
11. Gazzali Makasqi 2000
12. Liron Hyseni 1999
13. Rron Ukaj 2000
14. Baton Dervishi 2000
15. Ylli Gashi 1999
16. Rinor Selmani 1999
17. Meriton Ismajli 2000
18. Erjon Qarkaxhija 2000