Shatri e publikoi listën më të ngushtë të Kosova U18 (Femrat)

  • Shatri e publikoi listën më të ngushtë të Kosova U18 (Femrat)
10 Qershor 2018

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U18 (Femrat), Fidan Shatri e ka publikuar listën më të ngushtë, me emrat e basketbollisteve, me të cilat do ta vazhdoj fazën e radhës të përgatitjeve.

Stërvitjen e radhës Kosova U18 do ta mbaj ditën e hënë (11.06.2018) me fillim nga ora 10:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova U18 Femrat do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 3 deri më 12 gusht në Oberëart të Austrisë.

Grupi D: Norvegjia, Kosova, Ukraina, Bjellorusia, Republika Sllovake, Luksemburgu.

Lista:

  1. Besjana Martinaj
  2. Diellza   Dekaj
  3. Melisa   Ibrahimi
  4. Enisa     Kamerolli
  5. Tringa   Ukaj
  6. Besjana Shala
  7. Florentina  Karavidaj
  8. Yllka      Berisha
  9. Ergita    Dema
  10. Agnesa Rrahmani
  11. Fjolla Ajeti
  12. Astera  Tuhina
  13. Nora Sylejmani
  14. Festa  Bicurri
  15. Diellza Leti
  16. Leona Rexhepi