basketbolli

Shorti do të hedhet të premten

  • Shorti do të hedhet të premten
9 Shtator 2019

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se të premten në lokalet e FBK-së do të bëhet hedhja e shortit për edicionin 2019-2020.

Nga ora 13:00, do të bëhet hedhja e shortit për Superligë, nga ora 13:30 për Ligën e Parë, derisa nga ora 14:00, shorti në Ligën e Femrave.

Edicioni i ri i Kosovës në basketboll do të fillojë me Superkupën e Kosovës, që zhvillohet në Rahovec, më 24 shtator, derisa java e parë e Superligës do të zhvillohet më 28/29 shtator.