Sigal Prishtina mposht Dritën

6 Tetor 2013

Sigal Prishtina ka mposhtur Dritën me epërsi të thellë sonte në Prishtinë 108-56. Gjilanasit i kanë bërë ballë Prishtinës vetëm në çerekun e parë të ndeshjes, derisa qysh prej fillimit të çerekut të dytë Sigal Prishtina ka filluar të thellojë epërsinë në fitoren e parë të tyre të stinorit.