Sigal Prishtina nuk kualifikohet tutje në FIBA Europe Cup

  • Sigal Prishtina nuk kualifikohet tutje në FIBA Europe Cup
7 Dhjetor 2017

Sigal Prishtina të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet është mposhtur nga skuadra turke Demir Insaat me rezultat 84:66 (21:17, 28:20, 17:17, 18:12) në kuadër Grupit G të FIBA Europe Cup. Kjo ishte humbja e tretë radhazi e prishtinasve në FIBA Europe Cup, pas asaj nga skuadra belge Belfius Mons-Hainaut.

Më efikasit te bardhekaltrit ishin Andrew Lawrence me 18 pikë, Maxie Esho me 15, Alban Veseli dhe Lis Shoshi secili me nga 11 pikë. Te ekipi turk më i dalluari ishte Diamon Simpson me 13 pikë e 16 kërcime.

Në gjashtë ndeshje të kuadër të Grupit G të FIBA Europe Cup, Sigal Prishtina ka regjistruar 3 fitore e 3 humbje.