Sigal Prishtina nuk lejoi befasi, Borea e mposhti Trepçën

  • Sigal Prishtina nuk lejoi befasi, Borea e mposhti Trepçën
12 Shkurt 2018

Kryendeshja e xhiros së XIX në IP Superligën e Kosovës në basketboll e zhvilluar në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit ka përfunduar me rezultat 96:86 (28:22, 25:19, 25:24, 18:21) në favor të bardhekaltërve.

Më efikasi te Sigal Prishtina ishte Granit Rugova me 28 pikë, derisa ai pati edhe 4 asistime, kurse Alban Veseli ka shtuar 19 pikë e 6 asistime, ndërsa Fisnik Rugova ma kontribuar me 16 pikë e 8 kërcime dhe Edmond Azemi me 14 pikë e 5 kërcime.

Te Golden Eagle Ylli koshashënuesit më të mirë ishin Leonard Mekaj me 24 pikë, derisa ai pati edhe 8 kërcime e 7 asistime, si dhe Michael Harman me 24 pikë.  

Ndërkohë Borea ka triumfuar në përballje me Trepçën me shifrat 79:76 (20:21, 12:19, 20:17, 18:13). Më të merituarit për fitoren e skuadrës pejane ishin Blend Matoshi me 19 pikë, 16 kërcime e 5 asistime, Sami Hajzeri me 16 pikë, 6 kërcime e 5 asistime dhe Shpend Gashi me 13 pikë e 4 kërcime.

Te Trepça më efikasit ishin Samir Zekiqi me 19 pikë, 6 kërcime e 8 asistime, Jordan Reed me 18 pikë e 17 kërcime dhe Besnik Azemi me 11 pikë e 11 kërcime.

Skuadra e Rahovecit e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 89:67 (19:11, 23:17, 16:22, 31:17).

Më të dalluarit te ekipi fitues ishin Junious Powrell me 25 pikë, 3 kërcime e 8 asistime, Arian Qallaku me 18 pikë, 3 kërcime e 6 asistime, Arti Hajdari me 14 pikë dhe Mustafë Merovci me 12 pikë e 10 kërcime.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kreshnik Muçolli me 16 pikë, Rinor Ahmeti me 13 dhe Arbnor Haliti me 10 pikë e 5 kërcime.

Ndërkaq Bashkimi ishte skuadër më e mirë se Peja, të cilën e ka mundur me shifrat 99:66 (26:16, 27:11, 19:24, 27:15).

Urim Zenelaj me 24 pikë, 13 kërcime e 6 asistime ishte më i dalluari te portokallinjtë, kurse Vincent Zollo ka shtuar 23 pikë, 5 kërcime e 6 asistime dhe Edmond Kryeziu ka kontribuar me 17 pikë.

Te verdhezinjtë më së shumti pikë kanë realizuar Rron Ukaj, gjithsej 21 sosh, kurse ai pati edhe 13 kërcime dhe Beq Kovaqi, i cili e përmbylli ndeshjen me 13 pikë.