Sot ndeshja e tretë finale, Sigal Prishtina – Bashkimi

  • Sot ndeshja e tretë finale, Sigal Prishtina – Bashkimi
19 Maj 2017

Sot me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e tretë finale e play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, ku Sigal Prishtina është nikoqire e Bashkimit nga Prizreni.

Rezultati në seri aktualisht është 1:1, pasi në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet pati triumfuar skuadra prizrenase, kurse në të dytën të zhvilluar në mesjavë në Prizren fitore ka regjistruar ekipi bardhekaltër.

Duke marr parasysh rivalitetin që ka mbretëruar në parket në dy ndeshjet e para pritet që sonte po ashtu të jetë e njëjta frymë, ndërsa po ashtu pritet numër i madh i tifozëve në palestër, ashtu siç ngjau në palestrën e sportit “Sezai Surroi” kur të mërkurën ishin grumbulluar rreth 2000 shikues për të pëkrahur skuadrat e tyre të zemrës.