Sot në Vushtrri nis Final Four i Kupës së Kosovës për U16 dhe U18

  • Sot në Vushtrri nis Final Four i Kupës së Kosovës për U16 dhe U18
13 Prill 2018

Sot në Vushtrri do të nis Final Four i Kupës së Kosovës për grupmoshat U16 dhe U18 në konkurrencën e meshkujve.

Te grupmosha U16 në gjysmëfinale do të takohen sot Kerasan Prishtina-M Junior dhe Trepça-Vllaznimi, kurse të shtunën te U18 do të përballen Prishtina e Re – Golden Eagle Ylli dhe Vushtrria Basket – Kerasan Prishtina.

Finalet në të dyja kategoritë do të luhen të dielën në orën 11:00 dhe 13:00.