Të mërkurën, biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Maqedoni

  • Të mërkurën, biletat në shitje për ndeshjen Kosovë – Maqedoni
11 Shtator 2018

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjithë adhuruesit e sportit se të mërkurën me fillim nga ora 12:00 tek obelisku “NEWBORN” në Prishtinë do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Maqedoni.

Çmimet e biletave janë 2.00 euro (dy) dhe 10.00 euro (dhjetë).

Ndeshja Kosovë – Maqedonido të luhet të enjten më 13 shtator në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.