Të mërkurën në Prizren ndeshja e dytë finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës

  • Të mërkurën në Prizren ndeshja e dytë finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës
14 Maj 2018

Ndeshja e dytë finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi aktualisht udhëheq me seri 1:0, pasi në duelin e së shtunës ka triumfuar në kryeqytet me rezultat 84:81.

Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore, derisa kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.