Të shtunën do të mbahet Klinika për trajnerë të basketbollit

  • Të shtunën do të mbahet Klinika për trajnerë të basketbollit
11 Shtator 2018

Të shtunën më 15.09.2018 në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në kolegjin “ISP” në lagjen Marigona Residence në Prishtinë do të mbahet Klinika për Trajnerë të basketbollit në prag të edicionit të ri 2018/19.

Të gjithë trajnerët që janë anëtarë të SHTBK-së dhe pjesë e Programit për Edukim dhe Licencim të Trajnerëve janë të obliguar të marrin pjesë në Klinikë, sepse e njëjta është një nga kushtet për licencim të trajnerëve për edicionin e ri garues.

Në këtë Klinikë do të ligjërojnë Hakan Demir, trajner i disa skuadrave të elitës turke dhe Ugur Vural, trajner kondicional i Përfaqësueses së Kosovës.

Agjenda e Klinikës së trajnerëve:

09:30 Ardhja e trajnerëve dhe regjistrimi i tyre; 

10:00-11:15 Ugur Vural/Përgatitja fizike e lojtarëve gjatë sezonit garues (Teori);

11:30 – 13:00 Hakan Demir/Filozofia e mbrojtjes së trajnerëve në Superligën e Turqisë.

Tarifa për Klinikën e trajnerëve është 20.00 (njëzetë euro) dhe duhet të bëhet në xhirollogarinë e FBK-së para mbajtjes së Klinikës me mbishkrimin Klinika për trajnerë/stinori vjeshtor 2018/19.

TË DHËNAT BANKARE

Banka: TEB Sh.A.

Swift Code: TEBKXKPR

Përfituesi: Federata e Basketbollit të Kosovës

Llogaria: 20-11-0000875360-41