FBK 2015

Tjetër grumbullim për Kosovën U-18 (Femrat)

  • Tjetër grumbullim për Kosovën U-18 (Femrat)
16 Mars 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-18 në konkurrencën e femrave, Fidan Shatri dhe ndihmësi i tij, Afrim Selimi i kanë ftuar në grumbullimin e radhës të gjitha vajzat e lindura në vitin 1999 e më të reja.

Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.

Grumbullimi do të mbahet të dielën (19.03.2017) me fillim nga ora 10:00 deri në 12:00  në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Për çdo informatë shtesë mund të kontaktohet përzgjedhësi Fidan Shatri në numër të telefonit 049/73 81 37.

Duhet theksuar se Kosova U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të mbahet në Maltë prej 4 deri më 9 korrik.

Kosova do të bëj gara me Armeninë, Maltën, Gjibraltarin, Qipron dhe Armeninë.