Trepça paraqet për regjistrim një basketbollist tjetër të huaj

21 Nëntor 2013


Skuadra e Trepçës, që për momentin është e treta në ETC Superligë, ka ç'regjistruar basketbollistin Dominique Lacy.

Mitrovicasit në vend të tij kanë sjellur malaziasin Zarko Dragicevic, që pritet të debutojë këtë javë për ekipin e gjelbër.

Malaziasi ka të drejtë loje në javën e radhës të ETC Superligës, më 24 nëntor 2013, pasi që klubi të kompletojë dokumentacionin e duhur dhe të paguajë obligimin financiar në FBK.

Trepça në xhiron e radhës do të ndeshet me kampionen aktuale të ETC Superligës, Pejën.