Turneu i vajzave në 3x3, pritet shumë spektakël

  • Turneu i vajzave në 3x3, pritet shumë spektakël
14 Shtator 2020

Klubi i Basketbollit AA (Kerasan) Prishtina në konkurrencën e femrave më 15 shtator (e martë) në Marigona Rezidencë do të organizojë turneun “Women Streetball AA Prishtina”.

Ky aktivitet është në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të muajit të rinisë, si dhe me Federatën e Basketbollit të Kosovës, me kampanjën e saj “Her World, Her Rules”.

Turneu do të zhvillohet më 15 shtator nga ora 17:00 deri në ora 20:00 në fushën e hapur në Marigona Rezidencë.

Aktivitetin do ta madhështojnë me praninë e tyre, Vlora Dumoshi, ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Turneu pritet të jetë mjaft atraktiv me lojën 3x3, derisa do të ketë muzikë dhe shumë befasi për të pranishmit.

Vashat e reja që premtojnë shumë për të ardhmen, ju garantojnë spektakël.