U mbajt Klinika për gjyqtarët e IP Superligës në prag të stinorit pranveror

  • U mbajt Klinika për gjyqtarët e IP Superligës në prag të stinorit pranveror
6 Janar 2018

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të premten (05.01.2018) në Prishtinë është mbajtur Klinika për gjyqtarët e IP Superligës së Kosovës nën patronazhin e programit FIBA SCOD.

Klinika është  udhëhequr nga instruktori i FIBA-s,maqedonasi  Gjorgji Piperkov, ndërsa kanë marr pjesë 25 gjyqtarë nga elita e basketbollit kosovar.

Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija ka thënë se Klinika ka qenë më se e mirëseardhur në prag të stinorit pranveror, ndërsa është ndarë i kënaqur edhe me testimet si dhe me testin fizik të kryer nga ana e gjyqtarëve të IP Superligës.

Gjyqtarëve u janë prezantuar temat rreth kriterit RSBQ, mekanika 3 gjyqtarë si dhe është bërë analiza e pjesës së parë të edicionit nëpërmjet klipeve të ndeshjeve të ip Superligës.

Klinika është mbajtur në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, ndërsa mënjeherë pas përfundimit të Klinikës është organizuar testi fizik në palestrën e sportit të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë.