VENDIM I KOMISIONIT DISCIPLINOR

  • VENDIM I KOMISIONIT DISCIPLINOR
  • VENDIM I KOMISIONIT DISCIPLINOR
24 Mars 2014

Në bazë të nenit 65 të Rregullores Disciplinore të FBK-së, Komisioni Disciplinor me datë 19 mars 2014 merr këtë:

VENDIM

z. Arbër Elshani, Kryetar i Klubit të Basketbollit Besa nga Peja, i shqiptohet masa disciplinore e ndalesës së kryerjes së detyrës në të gjitha aktivitet e FBK-së në afat prej gjashtë muajsh.

ARSYETIM

Komisioni Disciplinor ka pranuar Fletëparaqitjen e FBK me Ref. Nr. 127 datë 12 mars 2014 për inicim të procedurës disciplinore ndaj z. Arbër Elshani, për shkelje të supozuar si në vazhdim.

-Mospagesë të dënimit të shqiptuar nga ana e Komesarit të garave në vlerë prej 150 euro;
-Ofendim ndaj vëzhguesit Mehmet Xhemajli në ndeshjen Besa-Bashkimi;
-Ofendim të lojtarit të huaj Morakinyo Williams në rrjetin social (për të cilën është marrë ankesë nga FIBA);
-Ofendim të vazhdueshëm ndaj Komesarit të garave Bajrush Ademi si dhe Kryetarit të FBK-së Erolld Belegu.

Komisioni me datën 14 mars 2014 në pajtim me nenin 32 të Rregullores për Procedura Disciplinore ka shqyrtuar Fletëparaqitjen me Ref. Nr. 127 datë 12 mars 2014, provat materiale të ofruar nga FBK, deklaratën e z. Elshani me Ref. Nr. 132 datë 14 mars 2014, dokumentacionin tjetër përcjellës, ka ftuar të përmendurin në seancë dëgjimore për datë 19 mars 2014 në orën 16:00 (në të cilën i përmenduri nuk është paraqitur fare përkundër konfirmimit përmes e-mailit) si dhe ka marrë për bazë nenin 25 të Rregullores për Procedurat Disciplinore që ka të bëj me rrethanat lehtësuese me ç'rast morri vendim duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi sepse ndaj z. Arbër Elshani, është ofruar dhe prova relevante që vërtetojnë se të përmendurit duhet shqiptuar masa disciplinore.

Komisioni Disciplinor i FBK-së, pas administrimit të provave, dëshmive të ofruara dhe duke u bazuar në aktet normative në fuqi vendosi si në dispozitiv të këtij Vendimi.

Këshillë Juridike: Kundër këtij Vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pranë Komisionit Arbitrar të FBK-së në afat prej tre ditësh nga dita e marrjes së këtij vendimi.

Komisioni Disciplinor: Fidan Hamiti, Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica.