FBK 2015

VENDIM PËR SHTYERJEN E NDESHJES SIGAL PRISHTINA-PEJA

  • VENDIM PËR  SHTYERJEN E NDESHJES SIGAL PRISHTINA-PEJA
12 Tetor 2015

Në bazë të nenit 9.3.2 dhe 10.1 të Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2015/16 dhe
kërkesave të KB Sigal Prishtina dhe KB Peja, Komesari i Garave merr

VENDIM

Aprovohet kërkesa për shtyerjen e terminit të zhvillimit të ndeshjes së xhiros së IV-të SIGAL PRISHTINA vs PEJA, e paraparë të zhvillohet më 14/15 Tetor 2015, për shkak të pjesëmarrjes së klubeve në Ligën Ballkanike;
Termini i ri per zhvillimin e kësaj ndeshjeje caktohet për ditën e hënë më 19 Tetor 2015.
Klubet e lartëcekura ndeshjet e xhiros së V-të do t`i zhvillojnë:

PEJA vs GOLDEN EAGLE YLLI , të enjten më 22 Tetor 2015, kurse
KERASAN PRISHTINA vs SIGAL PRISHTINA , të hënën më 26 Tetor 2015.

Arsyetim

Klubet e Superligës së Kosovës, KB Sigal Prishtina dhe KB Peja , kanë paraqitur kërkesë që ndeshja e tyre e xhiros së IV-të, e cila është paraparë të zhvillohet në mesjavë të shtyhet për ndonjë termin tjetër

Duke pasur parasysh faktin që këto dy ekipe në mesjavë do t'i zhvillojnë ndeshjet e parapara ndërkombëtare në Ligën Ballkanike, kam marr Vendim si në dispozitiv të këtij Vendimi.

Citat të neneve nga Propozicionet e Garave:
“9.3.2. Me marrëveshje të ekipeve në mungesë të terminit. Nëse kërkohet që kjo ndeshje të zhvillohet jashtë javës së rregullt sipas kalendarit të garave, e njejta DUHET të zhvillohet (me lejimin me shkrim nga Komesari i Garave) para fillimit të javës së ardhshme kalendarike për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të garave”.
“10.1. Komesari i Garave mund të marr vendim për shtyrjen e ndeshjes në kërkesë të ekipit që gjatë javës do të zhvillojë ndeshjen e ligës ndërkombëtare, por e njejta duhet të zhvillohet më së largu gjatë javës së ardhshme kalendarike”.