VENDIMET E BORDIT TË DATËS 29.07.2014

29 Korrik 2014

Bordit i Federatës së Basketbollit të Kosovës pas shqyrtimit të materialeve nga Grupi punues dhe Kosmesarit të Garave, morri këto vendime:

  1. Aprovohen PROPOZICIONET E GARAVE për ETC Superligën e Kosovës, ETC ligën e Femrave dhe Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin garues 2014-2015; \
  2. Aprovohet RREGULLORJA PËR SISTEMATIZIMIN DHE LICENCIMINE E KLUBEVE TË BASKETBOLLIT, SHKOLLAVE TË BASKETBOLLIT DHE SUBJEKTEVE QË MERREN ME ORGANIZIM TË BASKETBOLLIT;
  3. Aprovohen KALENDARËT E GARAVE të edicionit 2014-2015 për: 
    a/ ETC Superligën e Kosovës; 
    b/ ETC Ligën e Femrave, dhe 
    c/ Ligën e Parë të Meshkujve të ndar sipas grupeve dhe ligave;
  4. Materialet e aprovuara me lartë të publikohen ne ueb faqen zyrtare të FBK-së dhe njëkohësisht t`iu dërgohen klubeve në adresat e tyre elektronike.