VENDIMET E BORDIT TË FBK-së TË DATËS 04.07.2014

5 Korrik 2014

1. Pas shqyrtimit të Propozimit të zhvillimit të sistemit të garave për edcionin garues 2014-2015, Bordi vendosi që për këtë pikë të mirret vendim pas konsultimeve plotësuese të bëra me klube dhe me Këshillin profesionaltë e që do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhëshme të Bordit e cila do të mbahet më 14.6.2014; 

2. Bordi i FBK-së Vendosi që klubet pjesëmarrëse të PLAY-OFF-it të ETC SUPERLIGA E KOSOVËS (Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi dhe Trepça) të shpërblehen me nga 2.000,00€ me kusht që klubet të cilat kanë obligime ndaj Federatës obligimet duhet t`I kryejnë gjer më 01.09. 2014. , në të kundërtën nuk mund të llogarisinë në shpërblimin prej 2.000,00. 
Të gjitha Klubet të cilat kanë obligimi finansiare ndaj FBK_së të njejtat duhet ti paguajnë gjer me 10.09.2014. 

3. Klubet e: 

- ETC Superliga e Kosovës janë të Obliguara që gjer më 10.09.2014 në llogarin e FBK-së të bëjnë pagesën në shumë prej 3.000,00€ nga e cila shumë 1.500,00€ do të jenë në emër të kotizimit për edicionin 2014-2015, ndërsa mbetja klubeve do t`iu shërbejë për mbulimin e obligimeve të regjistrimit të lojtarëve, dënimeve eventuale etj; 

- ETC LIGA E FEMRAVE janë të Obliguara që gjer më 10.09.2014.në llogarin e FBK-së të bëjnë pagesën në shumë prej 200,00€ për shpenzime të regjistrimit të lojtareve dhe shpenzimeve tjera; 

- LIGA E PARË E MESHKUJVE janë të Obliguara që gjer më 10.09.2014.në llogarin e FBK-së të bëjnë pagesën në shumë prej 200,00€ për shpenzime të regjistrimit të lojtareve dhe shpenzimeve tjera; 

- JUNIORËVE DHE KADETËVE janë të Obliguara që gjer më 10.09.2014.në llogarin e FBK-së të bëjnë pagesën në shumë prej 200,00€ për shpenzime të regjistrimit të lojtareve dhe shpenzimeve tjera; 

- PIONIERËVE DHE U-12 janë të Obliguara që gjer më 10.09.2014.në llogarin e FBK-së të bëjnë pagesën në shumë prej 100,00€ për shpenzime të regjistrimit të lojtareve dhe shpenzimeve tjera; 

4. Obligohet Këshilli profesional i FBK-së që gjer më 10 Korrik 2014. të përpilojë kriteret për regjistrimin e shkollave të basketbollit , pas miratimit të së cilave do të bëhet licencimi shkollave në FBK 

5. Marrja e vendimit për përcaktimin e perzgjedhësve të përzgjedhjeve në kategoritë e ndryshme shtyhet për më vonë.

 

Kryetari i Bordit të FBK-së,

Erolld Belegu

 

Prishtinë, 05.07.2014