VENDIMET E BORDIT TË FBK-SË TË DATËS 14.07.2014

15 Korrik 2014

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 14.07.2014, morri këto vendime:

1. Sistemi i Garave në ETC Superligën e Kosovës, do të zhvillohet me sistem të dyfishtë (stinori vjeshtor dhe pranveror), me dy herë vajtje-ardhje.

2. Gjysëm-finalja e Play-Off-it do të zhvillohet dhe fituesi do të përcaktohet me arritjen e 3 fitoreve. Ndeshjet do të zhvillohen sipas Sistemit 1-2-2, që do të thotë që Skuadra e cila është më mirë e renditur, ndeshjen e parë do ta zhvillojë në palestrën në të cilën i zhvillon ndeshjet, 2 të tjerat si mysafir dhe eventualisht 2 ndeshje tjera përsëri në palestrën apo vendin e tyre.

3. Final Four i IPKO Kupës të Kosovës do të zhvillohet gjatë muajit shkurt, në terminin të cilin do t` a përcaktojë Bordi i FBK-së.

  • Ekipet do të ndahen në 4 grupe dhe bartësi i grupit do të jetë ekipa më mirë e plasuar në ETC Superligën e Kosovës në pjesën vjeshtore të edicionit aktual.
  • Ekipet pjesëmarrëse në gjysmë finalen e IPKO Kupës do të jenë:
    *Fituesi i grupit A me fituesin e grupit C
    *Fituesi i grupit B me fituesin e grupit D

Në gjysmëfinale do të përfshihen edhe KB Sigal Prishtina dhe KB Peja, ku çiftet do të nxirren me hedhjen e shortit.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, z.Erolld Belegu, e njoftoi Bordin e FBK-së për bisedimet e bëra në takimin me z. Dino Meneghin, nënkryetar i FIBA Evropës, e në lidhje me pranimin e FBK-së në FIBA.

 

Kryetari i FBK-së,
Erolld Belegu