Ylli 100 % fitore

  • Ylli 100 % fitore
  • Ylli 100 % fitore
10 Tetor 2019

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e katërt nga katër ndeshje në Superligë. Therandasit kanë mundur Bashkimin në udhëtim me rezultat 69:85 (17:28, 21:19, 17:22, 14:16).

Ndërkohë, kjo ishte humbja e parë për prizrenasit nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ylli fitoi çerekun e parë 17:28 dhe nuk e lëshoi epërsinë deri në fund, edhe pse përpjepjet e prizrenasve nuk munguan.

Terik Bridgeman kishte 22 pikë e nëntë kërcime te Bashkimi, derisa Corey Ross kishte 19 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.

Te Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 19 pikë, Anthony Adger me 17, Samir Zekiqi dhe Altin Morina me 14.