basketbolli

Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë zyrtarisht për Basketball Champions League

  • Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë zyrtarisht për Basketball Champions League
  • Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë zyrtarisht për Basketball Champions League
14 Qershor 2019

Kampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina dhe nënkampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në BasketballChampionsLeague.  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e BasketballChampionsLeague se, Bordi i kësaj lige do të vendos për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme. 

Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, DonarGroninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë. ‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalist të Kupës.