Z Mobile Prishtina synon kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup

  • Z Mobile Prishtina synon kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup
13 Mars 2019

Z Mobile Prishtina sot me fillim nga ora 20:30 në Varese të Italisë do të përballet me ekipin Pallacanestro Varese në kuadër të 1/8 së finales së FIBA Europe Cup.

Në ndeshjen e parë të luajtur një javë më parë në Prishtinë, basketbollistët bardhekaltër ishin shumë pranë fitores, por në fund humbën me shifrat 77:80 në një atmosferë që do të mbahet gjatë në basketbollin kosovar.

Paraqitja e mirë në ndeshjen e parë i ka dhënë motivim Z Mobile Prishtinës që për në Itali të niset me plot optimizëm dhe për të shënuar fitore me katër pikë diferencë të paktën në mënyrë që ta siguroj kualifikimin tutje në këtë garë prestigjioze të FIBA-s.