Z Mobile Prishtina të mërkurën do të ballafaqohet me ekipin turk, Pinar Karsiyaka

  • Z Mobile Prishtina të mërkurën do të ballafaqohet me ekipin turk, Pinar Karsiyaka
8 Janar 2019

Z Mobile Prishtina të mërkurën do të përballet me ekipin turk Pinar Karsiyaka në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.  Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:30 në Izmir.

Z Mobile Prishtina në dy xhirot e para të këtij grupi ka realizuar një humbje dhe një fitore. Disfatën e ka pësuar nga s.Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e ka shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me 4 pikë, kurse pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe Z Mobile Prishtina me nga 3 pikë secili dhe në vendin e fundit është Szolnoki Olaj me 2 pikë.