FBK përkrah kampin NCAA showcase, u jep mundësi reprezentuesve të rinj

  • FBK përkrah kampin NCAA showcase, u jep mundësi reprezentuesve të rinj
20 April 2017

Federata e Basketbollit e Kosovës ka vendosur të përkrahë kampin NCAA showcase që zhvillohet këtë fundjavë në palestrën e Kolegjit Universi në Bardhosh.
FBK ka arritur marrëveshje me organizatorët e kampit që të aranzhojë pjesëmarrjen e basketbollistëve të kombëtares U20 të Kosovës në këtë showcase për ditën e shtunë, 22 prill.
Rrjedhimisht FBK fton këta basketbollistë që më së largu deri nesër, e premte, nw ora 14:00, të plotësojnë aplikacionet për pjesëmarrje në këtë showcase në ueb faqen e kampit: www.basketball-ks.com:

1. Rinor Peci
2. Muhamedali Janjeva
3. Mirza Muric
4. Egzon Kuci
5. Edmond Kryeziu
6. Valon Bunjaku
7. Ilir Hasani
8. Mergim Jakupi
9. Ermir Gashi
10. Gent Shala
11. Dardan Kapiti
12. Burim Zekiqi
13. Albelard Rashiti
14. Kreshnik Avdija
15. Atik Koshi
16. Kujtim Ujkani
17. Ylli Gashi
18. Vigan Gashi
19. Gazzali Makasqi

Detajet e zhvillimit të kampit, përfshi orarin e ndeshjeve, dhe kohën e paraqitjes së lojtarëve do të publikohen nesër, në ueb faqen e FBK-së.
NCAA showcase është kamp që u mundëson basketbollistëve të rinj nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, që përgjatë dy ditëve këtë fundjavë të tregohen para skautëve dhe trajnerëve të kolegjeve të NCAA, por edhe skautëve dhe trajnerëve të ekipeve nga Turqia dhe Evropa dhe të kenë mundësi për të marrë bursa për shkollim dhe në fakultetet amerikane ose mundësi tjera për avancim basketbollistik në vendet tjera.
FBK nëpërmjet përkrahjes së këtij kampi edhe një herë konfirmon përkushtimin e vet për përkrahjen e kategorive të reja dhe dhënien e mundësive për të gjithë lojtarët e rinj që në vazhdimësi të përsosen në planin sportiv dhe akademik.