FBK 2015

Fitore e Rahovecit kundër Kerasan Prishtinës

  • Fitore e Rahovecit kundër Kerasan Prishtinës
19 March 2017

Përballja ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Rahovecit e zhvilluar të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet përfundoi me fitore të mysafirëve me rezultat 107:85 (29:20, 31:25, 20:21, 27:19).

Njëherësh kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së XXII në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci prej fillimit e deri në fund të takimit ishte skuadra që e diktoi ritmin e lojës dhe kështu në fund arriti të triumfoj me 22 pikë dallim.

Më të dalluarit te ekipi fitues ishin Artin Gashi me 18 pikë, Ronald Blanchard me 16 pikë e 22 kërcime dhe Mustaf Merovci me 16 pikë.

Në anën tjetër te skuadra nga kryeqyteti më efikasit ishin Mërgim Jakupi me 26 pikë e 4 kërcime dhe Kreshnik Muçolli me 15 pikë.