Golden Eagle Ylli – Bashkimi, ndeshja më interesante e kësaj fundjave në Superligën e Kosovës

  • Golden Eagle Ylli – Bashkimi, ndeshja më interesante e kësaj fundjave në Superligën e Kosovës
  • Golden Eagle Ylli – Bashkimi, ndeshja më interesante e kësaj fundjave në Superligën e Kosovës
8 November 2018

Të shtunën me përballjen në mes Rahovecit dhe Boreas që do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë do të nis xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci në shtatë xhirotë e para ka regjistruar 6 fitore e 1 humbje, kurse Borea ka bilanc prej 2 fitore e 5 humbje.

Ndërkaq po të shtunën në program është dueli në mes Trepçës dhe Z Mobile Prishtinës.

Ky takim do të luhet në ora 19:00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça në shtatë xhiro ka realizuar 2 fitor e 5 humbje, kurse Z Mobile Prishtina ka bilanc prej 6 ndeshje e po aq fitore.

Ndërkohë të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku në ora 17:00 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin, kurse dy orë më vonë në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, Ponte Prizreni e pret Lipjanin.

Golden Eagle Ylli ka bilanc prej 4 fitore e 3 humbje, kurse Bashkimi ka regjistruar 3 fitore e 4 humbje.

Ponte Prizreni në shtatë xhiro ka shënuar 3 fitore e 3 humbje, kurse Lipjani ka realizuar 1 fitore e 6 humbje.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtëpërdrejtë në platformën ArtSport.