Grumbullohet të shtunën Kosova U-16

  • Grumbullohet të shtunën Kosova U-16
21 April 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed Thaçi dhe ndihmësja e tij Kimete Haliti, i kanë ftuar në grumbullimin e radhës basketbollistet e listës më të ngushtë të kësaj grupmoshe.
Stërvitja e radhës do të mbahet të shtunën më (22.04.2017) me fillim nga ora 11:00 deri në 13:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Lista:
1. Agnesa Rrahmani
2. Fjolla Ajeti
3. Artina Hoxha
4. Dea Pushkolli
5. Arba Hashani
6. Agnesa Robaj
7. Astera Tuhina
8. Sara Vraniqi
9. Diellza Ismaili
10. Enisa Kamerolli
11. Tringa Ukaj
12. Ergita Dema
13. Melisa Ibrahimi
14. Diellza Dekaj


Duhet theksuar se Kosova U-16 do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.
Kosova do të bëj gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën.