Peja triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit

  •  Peja triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit
18 March 2017

Ashtu siç është pritur Peja ka triumfuar me lehtësi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 110:78 (32:15, 30:22, 27:11, 21:30) në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në "Karagaçi" në kuadër të xhiros së XXII të Superligës së Kosovës në basketboll.

Te verdhezinjtë më të dalluarit ishin Arti Hajdari me 30 pikë, Cameron Rundles me 20 pikë, 3 kërcime e 10 asistime dhe Robert Abramovic me 13 pikë, 3 kërcime e 6 asistime. 

Ndërkaq të therandasit më efikasit ishin Trae Anderson me 25 pikë, 11 kërcime e 10 asistime, Ergin Grosha me 23 pikë e 10 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 13 pikë e 7 kërcime.