FBK 2015

Takim i Këshillit Mbikqyrës me kryetarin Belegu

  • Takim i Këshillit Mbikqyrës me kryetarin Belegu
14 February 2017

Të martën në zyre të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari Erolld Belegu ka raportuar para Këshillit Mbikqyrës për veprimtarinë e punës së vitit 2016.

Numri një i FBK-së, para Këshillit Mbikqyrës e ka paraqitur Raportin e Punës dhe Raportin e Auditorit për vitin 2016, me ç’rast Fidan Hamiti-kryetar dhe Albert Dula-anëtar kanë diskutuar me Belegun në hollësi për gjithë punën e bërë si në aspektin financiar, po ashtu edhe në atë të zhvillimit të basketbollit në përgjithësi gjatë vitit që e lamë pas, por edhe për sfidat që e presin FBK-në në vitin 2017.

Kryetari i Këshillit Mbikqyrës, Fidan Hamiti dhe anëtari, Albert Dula, së bashku edhe me anëtarin Mentor Rruka, i cili mungoi për arsye personale, pas kësaj mbledhje janë dakorduar të përgatisin një Raport Narrativ, të cilin do ta paraqesin në Kuvendin e Punës të FBK-së, që do të mbahet më 19.02.2017 në Mitrovicë.

Kuvendi i Punës së FBK-së do të mbahet të dielën me fillim nga ora 14:00 në sallën e  Asamblesë së Kuvendit Komunal në Mitrovicë.