Përfundon turneu i FIBA YDF-së në Gjakovë

Përfundon turneu i FIBA YDF-së në Gjakovë

16/11/2025

Gjakova ishte mikpritëse e turneut të FIBA YDF-së për grupmoshat në të dyja konkurrencat.

Nga 12 nëntori janë zhvilluar sfida emocionuese në palestrën “Shani Nushi”, ku qëllimi i këtij turneu dhe Programi të rëndësishëm të FIBA-s është zhvillimi i talenteve.

Pjesë e turneut dhe Programit janë Kosova, Turqia, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Të gjitha shtetet kanë zhvilluar nga katër ndeshje, ashtu si në cdo turne, ku janë zhvilluar sfida interesante.

Dardanët e rinj dhe Dardanet e reja dhanë maksimum në këtë turne, edhe pse nuk arritën fitore, derisa këto ndeshje do t’i ndihmojnë për të ardhmen e tyre.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners