19/05/2022 FBK

Grumbullimi i dytë i Kosovës U16

Të premten (nesër) do të mbahet grumbullimi i dytë i Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve. Grumbullimi do të bëhet në palestrën “Don Bosko” nga ora 16:00.

Ky është grumbullimi i dytë i kësaj grupmoshe dhe do t’i ndihmojë përzgjedhësit Valentin Spaqi të shohë nga afër formën e lojtarëve për të zgjedhur basketbollistët më të mirë për FIBA European Championship, Divizioni C, që do të mbahet në Prizren nga 12 deri më 17 Korrik.

Basketbollistët e ftuar: Erijon Gashi (Prishtina e Re), Yll Nuradini (Vushtrria), Erdin Abazgjik (Trepça), Lind Osmani (Marigona Hill Prishtina), Anid Mehmeti (Trepça), Dinos Musa (M-Junior), Kron Xhemajli (Marigona Hill Prishtina), Oltion Shatri (Istog), Bener Mitrovica (Neë Basket), Drin Halili (Vushtrria Basket), Anes Krasniqi (Marigona Hill Prishtina), Elvin Morina (Vushtrria), Jon Hazeraj (New Basket), Elber Skenderi (New Bakset), Elon Hasanaj (Peja), Eris Spahija (Peja), Trim Isniqi (Peja), Qemal Krasniqi (Peja), Eden Cingu (Ylli 04) dhe Eris Xheravina (Ylli 04).

Kosova do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: