19/12/2020 FBK

Aktiviteti i fundit “Her World, Her Rules” për vitin 2020

Të shtunën në Marigona Rezidencë është mbajtur aktiviteti i fundit për vitin 2020 “Her world, Her Rules”.
 
Ky aktivitet është mbajtur, derisa u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet AA Kerasan Prishtinës dhe Junior 06, në Ligën e Parë të Femrave.
Vashat e reja përveç ndeshjes, kanë pasur mundësi të argëtohen dhe të jenë pjesë e këtij programi shumë të njohur. Gjithnjë e më shumë vajza janë pjesë e “Her World, Her Rules”. Federata e Basketbollit e Kosovës ka mbajtur shumë aktivitete të tilla, derisa këtë vit kishte më pak për shkak të pandemisë me Covid-19.
 
“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale. Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e dy vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.
 
Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampa nja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: