28/12/2020 FBK

Superliga nuk ndalet, vazhdon me super duele

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku në këtë xhiro do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.
 
Dueli i parë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Bardhekaltrit do të mundohen të ndalen serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë. Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.
 
Të martën përballen edhe Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant.
 
Rahoveci dhe Bashkimi, që janë në formë të mirë në xhirot e fundit do të ndeshen të mërkurën. Vreshtarët në fakt humbën nga Ponte Prizreni në xhiron e fundit, por kanë pikë të njëjta me Ponten, kurse Portokallezinjtë ndodhen në formë shumë të mirë dhe pas Pejës kërkojnë fitoren edhe ndaj Rahovecit. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.
 
Peja-Trepça është sfida e fundit e kësaj xhiro. Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë një ndeshje të bukur të mërkurën. Pejanët kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe nëntë humbje, duke qenë skuadra e fundit për momentin në renditje.
 
Prince Caffe Superliga - Java 12
E martë
13:00 Sigal Prishtina - Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
E mërkurë
13:00 Rahoveci - Bashkimi
15:00 Peja - Trepça



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: