04/01/2021 FBK

Noriku luan me sukses në Kroaci, flet për synimet e tij

Norik Binçe është vetëm 15-vjeçar. Ai është i gjatë 195 cm dhe luan si alo.
 
Edhe pse vetëm 15-vjeçar ai ka depërtuar shumë shpejt dhe luan me sukses në Kroaci. “Jam pjesë e Cibonës në Kroaci, ku luaj për U17. Më herët kam qenë pjesë e skuadrës Joker, ku jam stërvitur me trajnerin Jadran Vujaçiq. Por, në fillim të janarit pres t’i bashkohem skuadrës KK Zadar. Deri më tani jam shumë i kënaqur, por sigurisht se pres shumë në të ardhmen”, ka thënë Noriku për faqen zyrtare të FBK-së.
 
Ai ka katër vite që ka filluar të luajë basketboll. “Në Mal të Zi jam rritur shumë, ku pastaj kam depërtuar në Cibonë dhe më pas në Zadar. Kam luajtur në M Junior, pastaj te Prishtina e Re, nga mosha 11-vjeçare”, shprehet 15-vjeçari.
 
Dëshira e tij është që një ditë të luajë për Dardanët. “Kam pasaportë të Kosovës dhe të Kroacisë dhe jam duke shikuar për të ardhmen. Në të ardhmen sigurisht se do të doja të luaja për Kosovën, por për momentin ende nuk kam vendosur. Jam i fokusuar në skuadrën kroate”, thekson Norik Binçe.
 
Ëndrra e tij e madhe është “Të luaj në Eurocupe ose në Euroligë, e më pas në Champions League. Por, më pret një punë e madhe për të realizuar ëndrrën. Jam vetëm 15-vjeçar dhe duhet shumë punë për suksese”, përfundoi Norik Binçe.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: