07/01/2021 FBK

Vreshtarët vazhdojnë me formë të mirë, mundin ‘Xehetarët’

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 67:81 (14:26, 16:23, 23:14, 14:18), në kuadër të javës së 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Vreshtarët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 14:26, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 16:23, duke shkuar në pushim me shifrat 30:49.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë 23:14, megjithatë, në 10 minutat e fundit, rahovecasit fituan 14:18, për të triumfuar në fund 67:81.

Te Trepça u dalluan Erving Robert me 25 pikë e gjashtë asistime dhe Staphon Javonnie me 11 pikë e 18 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 25 pikë e gjashtë kërcime, Marvin Jones me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Alban Veseli me 17 pikë e gjashtë kërcime.

Trepça ka dy fitore dhe 11 humbje, kurse Rahoveci 10 fitore dhe tri humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: