04/02/2021

Kosova U16 grumbullohet të shtunën

Të shtunën do të bëhet grumbullimi i dytë radhazi i Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve.
 
Fillimisht ishin mbi 50 lojtarë në grumbullimin e parë, listë që është reduktuar në 25. E, 25 basketbollistët e përzgjedhur do të grumbullohen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
 
Për shkak të numrit të lartë, do të jenë dy stërvitje, ku lojtarët do të ndahen në dy grupe nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja.
 
Kosova është organizatore e Kampionatit Evropian të Divizionit C për meshkuj U16, që do të mbahet gjatë kësaj vere në Prishtinë, pasi nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Covid-19.
 
Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.
 
Stërvitja 12:00-13:30
Jon Ismajli
Dion Krasniqi
Dren Kastrati
Orges Shatri
Eris Zeneli
Flon Kastrati
Rron Dahsyla
Ismajl Voca
Norik Binqe
Don Shehu
Drinor Gërxhaliu
Arion Berisha
Arianit Sokoli
Stërvitja 13:30-15:00
Edin Bacevac
Kron Xhemajli
Lind Osmani
Mal Syla
Adis Gashi
Andi Kocinaj
Drin Ademaj
Altin Morina
Diar Canhasi
Rrezon Elezaj
Adis Dërguti
Lum Zeqiri