Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:

Lajmet e fundit

27/11/2024
Sfidat çerekfinale të Kupës së Kosovës - Femrat

FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Shorti është hedhur sipas Sistemit të Bergerit, pas përfundimit të pesë xhirove.

Bashkimi dhe Prishtina janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale, nga vendi i parë, përkatësisht dytë.

Në çerekfinale priten sfida interesante, ku do të ndeshen Peja 03 me Junior 06 Moni Bau dhe Penza me Trepçën. Fituesi aktual i Kupës, Bashkimi në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Peja 03 - Junior 06 Moni Bau.

Ndërkohë, Prishtina në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Penza - Trepça.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 20/21 dhjetor 2024.

Çerekfinalet e Kupës së Kosovës - Femrat

Grupi A: Peja 03 - Junior 06 Moni Bau

Grupi B: Penza - Trepça

27/11/2024
Kosova, në turneun e FIBA YDF-së në Maqedoninë Veriore

YDF International tournament U14 Boys-Girls

Kosova do të marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së për grumoshat U14 në të dyja konkurrencat.

Programi, që është i mbështetur nga FIBA, kësaj radhe do të zhvillohet në Maqedoninë Veriore nga 26 nëntori, deri më 1 dhjetor.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.

Para udhëtimit në Maqedoninë Veriore janë përzgjedhur 12 lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovë në këtë turne të FIBA-s nga trajnerët Driton Obërtinca te meshkujt dhe Hasan Bytyqi te femrat.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Orari

28 nëntor

15:00 Bullgaria-Kosova (femrat)

17:00 Bullgaria-Kosova (meshkujt)

29 nëntor

19:00 Kosova-Rumania (femrat)

21:00 Kosova-Rumania (meshkujt)

30 nëntor

15:00 Kosova-Turqia (femrat)

17:00 Kosova-Turqia (meshkujt)

1 dhjetor

13:00 Kosova-Maqedonia Veriore (femrat)

15:00 Kosova-Maqedonia Veriore (meshkujt)

12shja te femrat

Rea Bajrami

Anisa Pulaj

Anisa Morina

Blerza Rama

Uerda Berisha

Sara Rexhaj

Dea Mullaliu

Etna Foniqi

Dea Uka

Ela Rashiti

Dua Rasimi

Melina Latifaj

Trajner: Hasan Bytyqi, ndihmëstrajnere: Melda Baliqi

12shja te meshkujt

Ari Tusuni

Triumf Gjikokaj

Orges Bilalli

Edi Huskiq

Lorik Oruqi

Van Rudi

Edonis Krasniqi

Jan Muriqi

Rilind Morina

Diar Bajgora

Dren Pira

Trajner: Driton Obërtinca, ndihmëstrajner: Vigan Radoni

26/11/2024
FBK me progres të konsiderueshëm në kuadër të projektit "Safeguarding the Future"

FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë progres të konsiderueshëm në kuadër të projektit "Safeguarding the Future", një iniciativë e financuar nga programi Erasmus+ që synon krijimin e mekanizmave të fuqishëm për mbrojtjen në komunitetet e basketbollit.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Federatën Estoneze dhe Bullgare të Basketbollit, si dhe me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Projekti nisi me një takim hapës (kick-off meeting) në janar, ku të gjithë partnerët u mblodhën për të diskutuar në mënyrë të detajuar implementimin e projektit. Gjatë këtij takimi, ata analizuan objektivat kryesore, ndanë përvojat dhe ekspertizën e tyre, dhe planifikuan hapat e ardhshëm për të siguruar një zbatim efektiv dhe të suksesshëm të iniciativës.

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, FBK, së bashku me partnerët nga Estonia dhe Bullgaria, ka zhvilluar një vlerësim të detajuar të nevojave në tre vende: Kosovë, Bullgari dhe Estoni. Procesi filloi me mbledhjen e të dhënave nga grupe të ndryshme të interesit, duke identifikuar nevojat specifike të secilit komunitet të basketbollit. Bazuar në këtë analizë, u zhvilluan politika të mbrojtjes të përshtatura sipas kërkesave unike të secilit vend. Këto politika u shoqëruan me procedura dhe udhëzime shtesë për të ndihmuar në zbatimin efektiv në secilën federatë kombëtare.

Për më tepër, u zhvilluan konsultime me grupet e interesit në Kosovë, Bullgari dhe Estoni, ku morën pjesë trajnerë, gjyqtarë, prindër, lojtarë dhe anëtarë të federatave. Në Kosovë, në këto konsultime morën pjesë 20 individë nga të gjitha kategoritë e komunitetit të basketbollit.

Ky proces konsultimi ka qenë thelbësor për të siguruar që politikat e zhvilluara janë gjithëpërfshirëse dhe efektive. Reagimet e mbledhura nga grupet e interesit kanë ndihmuar në përmirësimin dhe finalizimin e politikave.

Për të siguruar që këto politika, udhëzime dhe procedura janë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, FBK bashkëpunoi ngushtë me ekspertë të fushës nga Mbretëria e Bashkuar.

FBK, në bashkëpunim me federatat e basketbollit të Estonisë dhe Bullgarisë, mbetet e përkushtuar për të vazhduar këto përpjekje dhe për të promovuar masat e mbrojtjes në të gjitha nivelet e basketbollit, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë pjesëmarrësit.

26/11/2024
Her World, Her Rules në Dragash: Bashkëpunim me Komunën, Policinë dhe Shkollën “Ruzhdi Berisha” për Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave

FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules” (HWHR), për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Dragashit, Policinë e Kosovës dhe shkollën “Ruzhdi Berisha,” duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe komunitar në promovimin e barazisë dhe sigurisë. 

Ngjarja u realizua në ambientet e shkollës “Ruzhdi Berisha,” e cila luajti një rol kyç në organizimin dhe mikpritjen e pjesëmarrësve. Vajzat nën moshën 17 vjeç nga shkollat e mesme të Dragashit u mblodhën për të marrë pjesë në një stërvitje argëtuese dhe edukative, e cila promovoi rëndësinë e sportit si një mjet për bashkëpunim, disiplinë dhe fuqizim personal. 

Ky aktivitet ofroi mundësinë që vajzat të zhvillojnë pasionin për basketbollin dhe në të njëjtën kohë, përcolli një mesazh të fuqishëm për ndërgjegjësimin ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave. Me përfshirjen e Komunës, Policisë dhe shkollës “Ruzhdi Berisha,” u krijua një mjedis i sigurt dhe mbështetës, ku vajzat mund të ndiheshin të fuqizuara dhe të motivuara për të përfituar nga vlerat e sportit. 

Pjesëmarrëset u larguan të entuziazmuara dhe falënderuan organizatorët për krijimin e një atmosfere pozitive dhe edukative. Ky bashkëpunim mes FBK-së, institucioneve lokale dhe shkollës së komunitetit është një shembull frymëzues se si sporti mund të kontribuoni në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë. 

40

Lojë

9

Fitore

31

Humbje

Highlights

Statistikat e lojtarëve për xhiron e 9 në ProCredit Superliga

# Lojtari Minutat e luajtura Pikët e shënuara Kërcime Asistime Indeksi
1 Michael Nuga 37.17 25 4 3 27
2 Malcolm Armstead 40 27 2 5 26
3 Mikaile Tmusic 28.83 20 5 3 23
4 Arian Azemi 34.62 12 9 4 23
5 Beck Terwell 26.27 18 6 1 21
Statistics powered by Genius Sports

Na ndiqni në rrjetet tona sociale