FBK
Liga e Kampionëve të Basketbollit po hyn në edicionin e saj të 10-të, duke filluar me shortin e Turneve të Raundit të Kualifikimit dhe edicionit të rregullt të mërkurën.
Shorti do të transmetohet në faqen e Ligës së Kampionëve në basketboll, më 2 korrik, nga ora 12:00.
Kampionia e Kosovës, Trepça është në vazon e dytë.
Njëzet e katër (24) ekipe do të garojnë në tre (3) turne të Raundit Kualifikues. Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen në fund të shtatorit. Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen më vonë në korrik.
Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të luhen në format eliminues me një ndeshje të vetme, duke filluar nga çerekfinalet. Ekipet nga Vazo 1 do të përballen me ekipet nga Vazo 4, ndërsa ekipet në Vazo 2 do të përballen me ekipet nga Vazo 3.
Tre fituesit e turneut të Raundit Kualifikues do të avancojnë në grupet e edicionit të rregullt.
Edicioni i rregullt do të ketë tetë grupe me nga katër ekipe.
Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit fituan titullin, Kupën dhe Superkupën në edicionin e kaluar.
FBK
Përfaqësuesja U18 e vajzave do të garojë në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që zhvillohet nga 4 deri më 13 korrik në Lituani .
Basketbollistet janë stërvitur intensivisht për këtë garë, ku shpresojnë në rezultate dhe paraqitje pozitive.
Kosova është pjesë e Grupit C, ku do të përballet me Ukrainën, Lituaninë, Islandën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Azerbajxhanin.
Orari i ndeshjeve të Kosovës:
4 korrik, 09:30 – Kosova vs Ukraina
5 korrik, 17:00 – Lituania vs Kosova
6 korrik, 12:00 – Kosova vs Islanda
8 korrik, 14:30 – Bosnja dhe Hercegovina vs Kosova
9 korrik, 17:00 – Azerbajxhani vs Kosova
Ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.
FBK
FBK
Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK 🏀, Artina Hasani dhe Fisnik Juniku, kanë përfunduar sesionin e radhës të FIBA Time-Out 3.0, që u mbajt në Athinë të Greqisë nga 23 deri më 26 qershor 📅.
Në Athinë të Greqisë kanë ligjëruar ekspertë nga FIBA, si Geoff Wilson, Delegatja Teknike e FIBA-s, Patricia Gulak-Lipka, Monika Puchner, Alistair Bowden, Isabella Dell Fiori, Povilas Baranauskas dhe Mark Bogaert.
Hasani dhe Juniku përfaqësuan Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë sesion.
TIME-OUT është një program që ofrohet nga FIBA në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar. Ky program synon të ofrojë kualifikime akademike për ish-lojtarët elitarë dhe përqendrohet në karrierën e dyfishtë të lojtarëve të basketbollit.
Ky program është unik, duke u fokusuar në specifikat e basketbollit gjatë gjithë procesit akademik, përfshirë dhjetë module të fokusuara në parimet bazë të drejtimit të një organizate basketbolli. Ligjëratat, seminarët dhe punëtoritë do të mbahen në ngjarje sportive, në mjedisin akademik ose në zyrat e FIBA-s.
Modulet e TIME-OUT 3.0 përfshijnë:
Struktura e basketbollit në nivel global
Qeverisja e Mirë dhe Integriteti në Sport
Administrimi dhe çështjet operacionale
Planifikim strategjik
Menaxhimi i Projekteve
Menaxhimi i Garave dhe Ngjarjeve Sportive
Programet dhe Projektet Zhvillimore
Basketbolli 3x3
Marketingu
Komunikimi
Më herët, në këtë program kanë diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova.
# | Lojtari | Minutat e luajtura | Pikët e shënuara | Kërcime | Asistime | Indeksi | |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | ![]() |
LIS SHOSHI | 32.02 | 25 | 15 | 4 | 40 |
2 | ![]() |
Drilon Shala | 36.73 | 15 | 15 | 4 | 29 |
3 | ![]() |
Tervell Beck | 40 | 32 | 9 | 2 | 27 |
4 | ![]() |
Lejson Zeqiri | 39.8 | 22 | 6 | 4 | 25 |
5 | ![]() |
TEKELE COTTON | 37.18 | 13 | 5 | 11 | 25 |