Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga
Golden Sponsors:
Official Statistics Sponsor:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:

Lajmet e fundit

05/10/2025
GO+ Peja triumfon në derbin dramatik

SUPERLIGA E MESHKUJVE

ProCredit Superliga ka filluar me derbi dhe atë në mënyrën më të mirë me sfidën që është vendosur në çastet e fundit ndërmjet GO+ Peja dhe Trepçës.

Pejanët triumfuan 80:86 (21:25, 18:22, 23:18, 18:21) për fitoren e parë në këtë edicion.

Përballja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, duke u ndërruar rezultati gjatë gjithë ndeshjes.

Për një nuancë mysafirët ishin më të mirë në çerekun e parë, që e fituan 21:25, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 18:22, për të shkuar në pushim me shifrat 39:47.

Mitrovicasit u rikthyen në periodën e tretë, duke e fituar 23:18, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:65. Kampionët arritën të barazojnë rezultatin në 75:75, por në momentet vendimtare, verdhezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 80:86.

Ja'cori Payne ishte më i dalluari te vendasit me 20 pikë e 12 kërcime, kurse te mysafirët Cesare Edwards kishte 12 pikë e 11 kërcime, derisa Dardan Berisha shtoi 19 pikë.

05/10/2025
Vreshtarët fitojnë ndaj Borës

SUPERLIGA E MESHKUJVE

Rahoveci 029 në javën e parë të ProCredit Superligës, shënoi fitore ndaj Borës në kryeqytet me rezultat 84:95 (20:28, 15:26, 22:20, 27:21).

Pesë minutat e para të ndeshjes ishin të baraspeshuar, por më pas ‘Vreshtarët’ kishin deri në dhjetë pikë epërsi 18:28, derisa çereku i parë përfundoi 20:28. Mysafirët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, madje, më bindës, 15:26, për të shkuar në pushim me rezultat të lartë 35:54.

Pjesë e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, mysafirët ruajtën epërsinë dhe fituan 84:95.

Adem Mekiq kishte 13 pikë e 17 kërcime për Borën, kurse te Rahoveci 029 u dalluan Kentrell Pullian me 24 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Philhert Weeks dhe Isiah Umipig shtuan nga 23 pikë.

05/10/2025
Fitore bindëse e Portokallezinjëve

SUPERLIGA E MESHKUJVE

Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit 69:106 (23:26, 12:21, 22:29, 12:30).

Në takimin që u zhvillua në Prizren në javën e parë të ProCredit Superligës, sfida kaloi nën dominimin e prizrenasve, pasi kuqezinjtë luajtën pothuajse vetëm me lojtarë vendorë.

Fillimi i çerekut të parë ishte i baraspeshuar, megjithatë, prizrenasit arritën të shkëputeshin në 15:22, por kuqezinjtë nuk lejuan shkëputjen e madhe dhe kjo pjesë përfundoi 23:26. Megjithatë, në periudhën e dytë, prizrenasit ishin dukshëm më të mirë 12:21, për të shkuar në pushim me rezultat 35:47.

Në pjesën e dytë nuk kishte dallim të madh me prizrenasit që dominuan dhe fituan 69:106.

Te Vëllaznimi, Ziggy Ried kishte 26 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Atik Koshi kontribuoi me 22 pikë e shtatë kërcime, ndërkohë te Portokallezinjtë më i miri ishte Tj Brickerstaff me 24 pikë e gjashtë kërcime.  

04/10/2025
Bardhekaltrit e nisin me fitore

SUPERLIGA E MESHKUJVE

Edicioni i ri në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll filloi me fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:78 (12:18, 20:19, 17:29, 25:14).

Në një dramë në fund, bardhekaltrit shënuan fitoren e parë në këtë edicion.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund prishtinasit me tetë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 12:18. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe u shkëputën në 14 pikë, 19:33, por më pas u rikthyen vendasit, duke ngushtuar shifrat, ku pjesa e parë përfundon 32:37.

Bardhekaltrit sërish u shkëputën në periodën e tretë që e fituan 17:29, dhe dukej se po shkonin drejt fitores së sigurt, por kështu nuk ndodhi me therandasit që luftuan deri në fund dhe afruan rezultatin në 76:78, madje, duke pasur edhe aksionin e fundit, por që nuk ishin të suksesshëm.

Te vendasit u dallua Trevon Allen me 22 pikë, ndërkohë që te mysafirët Lamb Autrey kishte 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa Arian Azemi shtoi 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

40

Lojë

9

Fitore

31

Humbje

Highlights

Statistikat e lojtarëve për xhiron e 1 në ProCredit Superliga

# Lojtari Minutat e luajtura Pikët e shënuara Kërcime Asistime Indeksi
Statistics powered by Genius Sports

Na ndiqni në rrjetet tona sociale